Vendosni fjalën kyçe....

Shkeli lirimin me kusht, Assange dënohet me 50 javë burg në Angli


Një gjykatë britanike ka dënuar sot, themeluesin e kompanisë WikiLeaks, Julian Assange me 50 javë burg, për shkak të shkeljes së rregullave të lirimit me kusht.

Australiani 47-vjeçar është shpallur fajtor për shkelje të Aktit për Lirim me Kusht, pasi arrestimit që i është bërë në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Assange ka qëndruar si refugjat në këtë ambasadë nga viti 2012, për t’i ikur ekstradimit në Suedi, ku pritej të përballej me dyshimet për sulme seksuale dhe dhunime.

Ai ka mohuar vazhdimisht këto pretendime, derisa hetimet për këto raste kanë pushuar një vit më parë. Aktualisht ai përballet me akuza për komplot nga gjykata federale e Shteteve të Bashkuara, për shkak të publikimit të sekreteve qeveritare.

Britania pritet të vendosë nëse do ta ekstradojë atë në SHBA, meqë mund të dënohet me rreth 5 vjet nëse shpallet fajtor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *