Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet vinçi në kampusin e “Google”, katër të vdekur dhe katër të plagosur


Katër persona kanë vdekur dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas rrëzimit të një vinçi në Seatlle.

RT” shkruan se vinçi u rrëzua në një rrugë në Seattle, duke u përplasur në një ndërtesë të zyrës së “Google” që ishte në ndërtim e sipër, duke zënë poshtë njerëzit që ndodheshin brenda makinave.

Aksidenti ndodhi pasditen e së shtunës. Viktimat ishin dy operatorë vinçi dhe dy njerëz të cilët ndodheshin në makina të ndara.

Tre persona të tjerë u dërguan në spital dhe një i katërt u trajtua në vendngjarje nga ndihma e shpejtë.

Mes të plagosurve është një vajzë katërmuajshe, e cila së bashku me nënën e saj 25-vjeçare, u dërguan në spital në një gjendje të qëndrueshme. Një 28-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë.

Fotografitë e publikuara nga skena tregojnë se një pjesë e vinçit u rrëzua në anën e një kompleksi të zyrës së Google në ndërtim e sipër. Pjesa tjetër e vinçit ra në rrugë, duke u rrëzuar mbi makinat e parkuara aty pranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *