Vendosni fjalën kyçe....

Edith Harxhi: Kombi shqiptar në rrezik nga Rama dhe Vuçiç, kanë mision të djegin Ballkanin


Në fjalimin e saj të mbajtur sot në tubimin para Kryeministrisë, Edit Harxhi tha se kombi ynë është sot në rrezik nga aleanca Rama-Vuçiç.

Sipas Harxhit, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç synon të joshë Kosovën.

 “Bashkëkombës shqiptarë, Rroftë Kosova! Ballkani Hapur është një përrallë shumë e keqe, e shëmtuar. Po na serviret si hyrja në Europë., por nuk është asgjë tjetër veçse përfshirja jonë në ish-Jugosllavinë në Jugosferë. Kanë nxjerrë Kroacinë dhe Slloveninë dhe tani po përpiqen të fusin Shqipërinë dhe të joshin Kosovën.

Më lejoni të pyes Ramën, sa njohje i ka dhënë Kosovës këto 9 vite? Zero. Ka shëtitur disa herë në Beograd. Ku jemi sot, në këtë shesh të madh si këtu e në vitin 99’ ku dolëm sërish ne, një komb një qëndrim.

Kombi ynë është në rrezik, që vjen nga Rama dhe Vuçiç dhe ata që paguajnë Ramën dhe Vuçiçin që u kanë dhënë mision të djegin Ballkanin. Ku ndodhet sot ish-kreu i PD Basha, gjoja nipi i Pejës. Absolutisht nuk ka bërë asgjë në katër vitet e fundit. I them Edi Ramës dhe Vuçiçit, për mua dhe miliona shqiptarë Kosova është Jeruzalemi ynë, është Meka jonë.”– tha Harxhi.