Vendosni fjalën kyçe....

Princi William takon të mbijetuarit e masakrës në Christchurch, hapet për vdekjen e nënës së tij


Princi William është takuar me të mbijetuarit e sulmeve në Christchurch të Zelandës së Re. Ai u tha atyre, se vdekja e nënës së tij Diana bën që ai të kuptojë pak dhimbjen që ata po kalojnë.

Duka i Kembrixhit bëri një vizitë dy-ditore në Zelandën e Re në emër të Mbretëreshës, pas një kërkese nga kryeministrja Jacinda Ardern.

Mirror” shkruan se princi William mbërriti në Christchurch të enjten pasdite dhe të premten vizitoi Spitalin e Christchurch për të takuar të mbijetuarit që ende po mjekohen për plagët e marra.

Më pas, ai vizitoi dy xhamitë e sulmuara më 15 mars.

Në një fjalim përpara komunitetit të mbledhur, Duka foli me zell për shembullin që Zelanda e Re u kishte treguar botës pas tragjedisë.

“Më 15 mars, tragjedia ndodhi në këtë dhomë. Një terrorist u përpoq të mbillte ndarje dhe urrejtje në një vend që përfaqëson bashkësinë dhe vetëmohimin.Ai mendonte se mund të ripërkufizonte atë që përfaqëson ky vend. Unë jam këtu për t’ju ndihmuar të tregoni botës se ai dështoi”, tha ai.

Mes të tjerash, Duka foli edhe për vdekjen e nënës së tij, Princeshës së Uellsit.

“Unë kam pasur vetë arsye që të reflektoj mbi pikëllimin, dhimbjen e papritur dhe humbjen në jetën time.

Ajo që unë kam kuptuar është se sigurisht që pikëllimi mund të ndryshojë pikëpamjen tuaj, mos harroni shokun, trishtimin ose dhimbjen, por unë nuk besoj se kjo mund t’ju ndryshojë.

Nëse e lejoni, do të zbuloni se kush jeni, do të zbuloni thellësinë tuaj që nuk e njihnit”, tha princi William.

Shefat e spitaleve u kishin thënë kirurgëve dhe stafit që të punonin edhe gjatë natës për të shpëtuar jetët e njerëzve pas sulmit terrorist. Princi William dhe kryeministrja Ardern patën një përshëndetje të veçantë kur u takuan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *