Vendosni fjalën kyçe....

“Shembet tavani i maternitetit, zë poshtë gra e fëmijë”


 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot shembjen e tavanit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, Berisha thotë se tavani ka rënë duke zënë poshtë gratë dhe fëmijët.

Qytetari  shkruan se incidenti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar dhe si pasojë disa kanë përfunduar në reanimacion, ndërsa një grua ka pësuar frakturë të klavikulës dhe shpatullës. Po ashtu sipas tij vendi është pastruar me urgjencë brenda 1 ore me urdhër të drejtoreshës së spitalit. Sipas tij, stafi po e mban ngjarjen të fshehtë.

“Nje skandal i vertet ne maternitet qe fshihet!

Ndrikull Manasterliu dhe policia fshehin ngjarjen.

Lexoni denoncimin e pacientit dixhital.sb

Mirmbrema z.Berisha , ju informoj se mbrem tek materniteti tek treni esht shembur tavani ne nje dhome me dhe ka zen posht gra e fmij , dhe vendi esht pastruar brenda 1 ore , disa jan ne reanimacion nje grua ka psuar frakture te klavikules dhe shpatulles per tjera nuk dihet , ka ardh dhe drejtoresha urgjent mbrem dhe bente presion ce te pastrohet urgjent.Por sot ne mengjes ne mbledhjen e mengjesit mjeket nuk u informuan per ngjarjen asnje fjale dhe drejtoresha nuk erdhi fare ne mbledhje anonim ju lutem”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *