Vendosni fjalën kyçe....

Firma fiktive për regjistrimin e  Bindjes Demokratike, 4 qytetarë ankohen në gjykatë


Partia Bindja Demokratike e krijuar nga Astrit Patozi vetëm tri ditë më parë, me rreth 4 mijë firma të dorëzuar në gjykatë u regjistrua si forcë politike.

Por ditën e sotme siç pretendon News 24 disa nga personat që kanë firmosur për krijimin e saj janë fiktivë.

Dritan Agushi nga qyteti i Kavajës i kontaktuar nga News24 deklaroi se ishte vënë në dijeni nga familjarët që emri i tij ishte në listën e themeluesve. Ai thotë se ndodhet jashtë vendit dhe se firma e tij është falsifikuar, madje premton se do ta ndjekë ligjërisht çështjen.

Jo vetëm Agushi por edhe disa qytetarë të tjerë, po nga Kavaja, kanë bërë ankim në gjykatë kundër Bindjes Demokratike, duke e akuzuar se ka përdorur firmat e tyre për themelimin e partisë. 

Qytetarët që kanë verifikuar falsifikimin e dokumentave akuzojnë Gjykatën për shkelje të ligjit, pasi sipas tyre ka bërë regjistrimin e Bindjes Demokratike pa verifikuar firmat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *