Vendosni fjalën kyçe....

“New IRA” pranon vrasjen e gazetares në Irlandë: Po qëndronte pranë armikut, ndjesë familjes


“New IRA”, grupi i disidentëve republikanë që frymëzohet nga “IRA”, organizata tashmë jo aktive që ka luftuar rreth 30 vite për pavarësinë e Irlandës së Veriut, ka pranuar se ka vrarë gazetaren 29-vjeçare Lyra McKee gjatë përplasjeve me policinë ditën e enjte në Londonderry.

Në një deklaratë në letër, grupi i ka kërkuar falje familjes dhe miqtve të gazetares, duke thënë se vrasja ka ndodhur në mënyrë aksidentale.

“Ne i kemi udhëzuar vullnetarët tanë që të tregojnë kujdes maksimal në të ardhmen kur të angazhohen kundër armikut dhe të marrin masa për këtë. Gjatë sulmimit të armikut, Lyra McKee u vra tragjikisht ndërsa qëndronte pranë forcave të armikut. IRA i dërgon faljet tona të sinqerta partneres, familjes dhe miqve të Lyra McKee për vdekjen e saj.”, thuhet në deklaratën e organizatës.

Deklarata e New IRA-s vjen pasi partia politike e majtë  Saoradh – e cila ka mbështetjen e kësaj organizate- kishte kërkuar të justifikonte përdorimin e dhunës në demostratat e ditës së enjte. 29-vjeçarja McKee, u qëllua në kokë të enjten mbrëma, ndërsa vëzhgonte trazirat në pronën e Creggan të Londonderry.

Ajo ndodhej ndodhej pranë një makine policie kur u godit me plumb në kokë. Protestuesit hodhën edhe bomba molotov ndaj automjeteve të policisë, duke i vënë flakën disave për tyre.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *