Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Elbasan, 27-vjeçari lihet në mes të rrugës


Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mësohet se një 27-vjeçar me inicialet S.V është gjetur i aksidentuar në anë të rrugës. I riu me inicialet S.V mendohet se është përplasur nga një motoçikletë e cila më pas është larguar nga vendngjarja.

27-vjeçari është dërguar drejt spitalit, mirëpo fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.

“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Pajovë , në anë të rrugës  është gjetur i aksidentuar shtetasi S.V., 27 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Nga hetime paraprake dyshohet se personi është goditur nga një motoçiklet e cila më pas është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *