Vendosni fjalën kyçe....

Mynyr Koni: Bordi i universitetit kontrollohet nga qeveria, studentët nuk nënshtrohen nga prerja e kokës së rektorit


Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka deklaruar se Bordi i Administrimit të UT, është i gjithi nën kontrollin e qeverisë. Ai kërkoi rrëzimin e kapitullit 12 të ligjit për Arsimin e Lartë, i cili lejon privatizimin e universitetit publik, ose kthimin e universiteteve private, në jo fitimprurëse.

Deri në miratimin e ligjit, ne kemi paraqitur të argumentuar të gjitha, ndryshimet që duheshin bërë në formatin ligjor. Një nga këto ka qenë edhe eliminimi dhe rrëzimi i kapitullit 12, për institucionet publike të pavarura. Me futjen e ligjit në fuqi ne jemi të detyruar ta zbatojmë.

Gjatë protestave, unë jam shprehur disa herë, që ka nevojë për një rishikim tërësor. Tani po e them hapur këtu, që ky kapitull duhet të hiqet, sepse është krijimi i institucionit privat brenda publikut. Në institucionet publike, transformimi nga institucion publik, në institucion publik të pavarur, bëhet me vendim të bordit të administrimit.

Bordi sot është 100% në krahun e qeverisë. Nëpërmjet bordit dhe administratorit, mohohet fare autonomia e Universitetit, duke bllokuar institucionin e rektorit. Prerja e kësaj koke, nuk i nënshtron studentët. Prerja e kokës së Mynyr Konit, nuk i ul kokën studentëve”-deklaroi Koni në emisionin “Të Paekspozuarit”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *