Vendosni fjalën kyçe....

Caktohen gjysmëfinalistët në Europa League, sfidat dhe datat kur do luhen


Pas përfundimit të sfidave të dyta çerekfinale, janë përcaktuar edhe 2 çiftet gjysmëfinale të Ligës së Europës.

Kështu, Arsenali do të përballet me spanjollët e Valencias, ndërkohë që Chelsea do të ketë përballë gjermanët e Eintracht Frankfurt që eliminuan Benfikën në çerekfinale.

Arsenali dhe Frankfurti do të jenë skuadrat pritëse në takimet e para që do të luhen në datën 1 maj, ndërkohë që ato të kthimit 1 javë më vonë pra në 8 maj.

Për sa i përket finales, ajo do të zhvillohet në datën 29 maj në stadiumin “Olimpik” të Bakusë në Azerbajxhan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *