Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari Triest: Shqiptarët kanë linjën e tyre të drogës në Holandë, problematik rrjedhja e informacionit nha autoritetet


Gazetari Vincent Triest, i cili është një njohës i mirë i politikës në Holandë, deklaroi në emision Opinion se nëse shikojmë raportin e policisë holandeze për krimin shqiptar, ka mjaft shqetësime.

Sipas tij, duke iu referuar dhe bisedave me ministrin holandez ai tha se problematik është rrjedhja e informacionit.

Nëse shikojmë raportin e policisë holandeze për krimin shqiptar, ka mjaft shqetësime. Trafikantët e drogës dhe kokainës shtetasit shqiptarët janë dominantë. Unë fola vetë me ministrin që erdhi para dy javës në Shqipëri, ai tha trafikantët shqiptarë kanë linjën e tyre nga Amerika e Jugut. Problematik është rrjedhja e informacion, sjell informacion të veçantë këtu në Shqipëri dhe me pas rrjedhin”- deklaroi Triest.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *