Vendosni fjalën kyçe....

“Drejtori i ri policisë Berat  i përfshirë në afera korruptive”-Denoncimi te Berisha


Denoncimi i qytetarit digjital i shpërndarë nga ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar drejtorin e ri të emëruar në qarkun e Beratit si figurë të korruptuar.

Sipas qytetarit digjital gjatë kohës që Hasan Ahmetaj ka qenë drejtor në Berat në vitin 1999 a është përfshirë në korrupsion në dhënien e pasaportave për personat me të shkuar kriminale.

Postimi i plotë:

Lum akuzash mbi narkodrejtorin e policise se Beratit, famozin Hasan Ahmetaj.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixital! sb

Përshëndetje doktor ! Ministri sylee sh LLESHAJ, këto ditë ka emëruar Drejtor Police në Qarkun e Berat një nga njerëzit më të urryer në Berat, i cili ka qënë në të njëjtin post para 20 vitesh që quhet Hasan Ahmetaj.

Ky person në kohën që ka shërbyer si Drejtor në Qarkur e Beratit ka bërë gjithë të zezat që ekzistojnë në këtë botë. Abuzimet fillojnë që nga korrupsioni galopant i të gjitha formave me pasaportat për personat në kërkim etj, kurvëria është një element tjetër që e ka në gen dhe ka abuzuar në mënyrë të tmerrshme si me punonjëse policie dhe me qytetare.

Pastaj kalojmë tek abuzimet e tmerrshme dhe vjedhje në fushën e karburanteve. Kujtojmë që në atë kohë Koçova prodhonte shumë naftë dhe ky palo legen për pak është vrarë nga me drejtuesit e policise së Kuçovës për çështje paraje dhe kontrolli mbi kontrabandën e naftës. Ka edhe shumë e shumë të tjera por duhen disa netë dimri për t’i rrëfyer.

Tani sigurisht që ky person i paskrrupullt na vjen i rilindur dhe kur ta lexojë shoku/xhaxhi LLESHAJ do mendojë që ky njeri ka vlera ndaj sulmohet. Gjithsesi opinionit publik ne duhet ti them të vërtetën. Gjithë të mirat!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *