Policia bashkiake në Tiranë ka gjobitur Partinë Demokratike, për shkak se në protestën e djeshme, një protestues është parë duke urinuar në derën e Kryeministrisë. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, e ka bërë publik lajmin përmes rrjeteve sociale, ku ka zbuluar dhe dokumentin e gjobës ndaj PD-së.
“PD gjobitet për të 5-ën herë për organizime të urinimit publik! Si dhe më parë, paratë do t’i merren direkt nga llogaria! Imagjino ç’alternativë qeverisëse është një parti që i shpëton në brekë! Hipokrizia e “Mbro Teatrin” duket qartë tek ndërtesa e Gherardo Bosios”, shkruan Veliaj.
Gjoba ndaj PD-së shkon në 20 mijë lekë.
Një nga protestuesit dje, gjeti mënyrën e tij të veçantë të revoltës, duke urinuar te dera e Kryeministrisë.