Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas motorin në aksin Vorë-Tiranë, humbet jetën 41-vjeçari, arrestohet drejtuesi i mjetit


Një aksident me pasojë vdekjen e një 41-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Policia njofton se ditën e sotme është bërë arrestimi i një 30-vjeçari, i cili duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur 41-vjeçarin që udhëtonte me motor.

“L. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Vorë-Tiranë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. M., 41 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.