Vendosni fjalën kyçe....

Ish-këshilltari i Obamës mund të paditet për korrupsion


 

 

Këshilltari i ish-presidentit amerikan Barack Obama, Greg Craig  pritet të paditet për korrupsioni federal për një skandal lidhur me Ukrainën. Lajmin e dhanë avokatët e tij për gazetarët e “Wall Street Journal”, Byron Tau and Aruna Viswantha, të cilët raportuan:

“Ish këshilltari i Shtëpisë së Bardhë të Obamës, Greg Craig, pret që të akuzohet në ditët në vijim me akuza që rrjedhin nga puna që ai kryente për Ukrainën në vitin 2012, tha ekipi ligjor i z. Craig.

Craig ka refuzuar të pranojë një marrëveshje ku pranon fajësinë dhe çështja mund të paraqitet për aktakuzë para një jurie të madhe. Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë nuk pranoi të komentojë.”

Sipas gazetarit Kenneth Vogel, të “New York Times”, kjo padi rrjedh nga hetimi i posaçëm i Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Mueller ka përfunduar hetimin e tij dhe ka vendosur që Presidenti Donald Trump dhe fushata e tij nuk u bashkuan me rusët. Por Craig dyshohet se ka dhënë deklarime të rreme para departamentit të Drejtësisë, kur iu kërkua të përgjigjej para ligjit për punën që ai  bëri në vitin 2012 në Ukrainë, shkruan Breitbart.

Greg Craig ka punuar si këshilltar i Shtëpisë së Bardhë në vitin e parë të presidencës së Obamës – nga 20 janari 2009 deri në fillim të janarit 2010. Ai gjithashtu ka shërbyer si zyrtar i lartë në Shtëpinë e Bardhë kur president ishte Bill Clinton.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *