Vendosni fjalën kyçe....

Rita Ora kthehet në Kosovë me një mision (FOTO)


Rita Ora kthehet në Kosovë.  Rita ka mbërritur pasditen e djeshme në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” dhe mediat në Kosovë e kanë filmuar momentin. Në fotot e publikuara, Rita shihet e veshur në tuta sportive teksa zbret nga një aeroplan privat, e veshur me syze dhe kapele.

Këngëtarja me origjinë shqiptare mësohet se do të qëndrojë tre ditë në vendlindje dhe do të ndërmerret me disa aktivite me shumë rëndësi dhe ka një mision për të realizuar. Rita është angazhuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë dhe me ftesë të UNICEF-it po qëndron ne atdheun e saj. 

Këngëtarja ka arritur një bashkëpunim me markën e modës, “Escada” për një kauzë të përbashkët: “Moda për gratë e pavarura dhe të forta për t’i ndihmuar ato të bëhen të forta dhe të pavarura”.

Brendi 41-vjeçar do të dhurojë 15 euro nga secila çantë të shitur nga bashkëpunimi me 29-vjeçaren. 15 euro për çdo çantë do të shkojnë për organizatën “Women for Women International”, e cila synon të ndihmojë të gratë e mbijetuara në luftën në Kosovë, që të rindërtojnë jetën e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *