Vendosni fjalën kyçe....

Meghan dhe princ Harry: Nuk duam dhurata, bëni bamirësi!


Së shpejti princi Harry dhe Meghan Markle do bëhen prindër për herë të parë por nuk duan dhurata. Duka dhe dukesha e Sussex i kanë inkujaruar ndjekësit e tyre në “Instagram” që të bëjnë bamirësi në vend të dhuaratave për foshnjen ne tyre.

“Në vend të dërgimit të dhuratave, çifti ka planifikuar që të inkurajojë njerëzit të bëjnë bamirësi për fëmijët dhe prindërit në nevojë. Nëse keni bërë dhuratë, çifti ju dërgon falenderimet më të mëdha. Nëse jeni duke e menduar, ata kërkojnë që ju të konsideroni bamirësinë në organizatat e mëposhtme që ata kanë zgjedhur, të cilat ne do t’i nxjerrim në pah këtu gjatë ditëve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e bërë publik në llogarinë zyrtare të “Instagramit”.

Që nga koha kur njoftuan se Meghan ishte shtatzënë, çifti mbretëror ka marrë shumë dhurata për fëmijën e tyre. Në postim Harry dhe Meghan gjithashtu i falenderojnë ndjekësit për mbështetjen e treguar gjatë javëve të fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *