Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi e pëson në fund, i jep mundësinë Partizanit të arratiset


Kukësi ka pësuar një humbje të papritur në Krujë ndaj Kastriotit duke e vështirësuar jashtë mase garën për titullin kampion.

Edhe pse kaloi i pari në avantazh, Kukësi nuk qe në gjendje ta ruante golin e Shkurtajt duke u ndëshkuar dy herë nga Roger në minutën e 65-të dhe Ndreca në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Me fitoren e arritur Kastrioti po mban gjallë shpresat për mbijetesë. Laçi ka shpartalluar Teutën në fushën e tij me rezultatin 5-0 duke ruatur ambicien për një nga tre vendet e para.

Teuta nga ana e saj nuk ka synim tjetër për të arritur veç një nga tre vendet e para duke qenë se nuk ka asnjë mundësi që të luftojë për titullin kampion.

Partizani pret Luftëtarin në mbrëmje në “Selman Steërmasi” dhe me një fitore do shkëputej 11 pikë nga Kukësi duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *