Vendosni fjalën kyçe....

Renditja e FIFA-s, zhgënjejnë Argjentina, Gjermania e Italia. Rënie edhe për Shqipërinë


Është publikuar renditja më e fundit e FIFA-s për kombëtaret e futbollit.

Në vend të parë çuditërisht qëndron Belgjika, ndërkohë që kampionia e botës, Franca, ka zbritur në vendin e dytë.

Brazili është kombëtarja e parë në dhjetëshe nga kontinenti amerikano-jugor, ndërsa fill pas tij vijnë Anglia e Kroacia.

Uruguai mban vendin e gjashtë ndërkohë që Argjentina nuk ka mundur dot që të jetë pjesë e kësaj renditjeje. 4 vendet e tjera që plotësojnë dhjetë më të mirat janë të gjitha kombëtare evropiane, Portugalia, Zvicra, Spanja e  Danimarka.

Gjermania, Italia dhe Argjentina janë zhgënjimet e mëdha të kësaj liste duke qenë se renditen poshtë vijës, respektivisht në vendin e 13, 17 dhe 11.

Shqipëria renditet në vendin e 62 duke humbur një pozicion kurse Kosova është në vendin e 127 duke u rritur me 3 pozicione.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *