Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali i përgjigjet PD-së: Paga e prillit paguhet në maj, dalja nga parlamenti shkaktoka probleme serioze


Ministrja Spiropali ka reaguar pas denoncimit të PD-së për mashtrimin e Ramës lidhur me rritjen e pagave të mjekëve, mësuesve dhe administratës.

Në një postim në faqen e saj në “Twitter”, Spiropali shkruan se pagat e prillit jepen në maj duke ironizuar se “dalja nga parlamenti shkaktoka probleme serioze edhe në  njohuritë për institucionet shtetërore”.

“I kujtojmë Partisë Demokratike që pagat e muajit Prill paguhen në Maj kur dhe do të jetë e reflektuar rritja për mësues e mjekë. Si duket, dalja nga Parlamenti shkaktoka probleme serioze edhe me njohuritë mbi institucionet e tjera shtetërore.” – shkruan Spiropali në faqen e saj në “Twitter”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *