Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti Evropian miratoi lëvizjen pa viza për Britaninë pas Brexit


Parlamenti Evropian miratoi të enjten një ligj që u jep të drejtën britanikëve të udhëtojnë në Bashkimin Europian pa viza pas Brexit.  Qytetarët britanikë do të jenë në gjendje të qëndrojnë pa viza në Bashkimin Europian deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.

Megjithatë, heqja e vizave pas Brexit do të jepet vetëm nëse Mbretëria e Bashkuar zbaton të njëjtën gjë për qytetarët e Bashkimit Evropian. Vendimi u miratua me 502 vota pro , 81 kundër dhe 29 abstenime.

Pas kësaj pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe  të bëhet  publikimi në Gazetën Zyrtare të BE-së para 12 prillit në mënyrë që të jetë efektiv  nëse Britania e Madhe do të largohet nga blloku pa një marrëveshje deri në atë datë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *