Vendosni fjalën kyçe....

Ngeli në Vetting, ish-prokurorja Rovena Gashi kërkon rikthimin në detyrë


Ish-prokurorja  Rovena Gashi, e cila ngeli në procesin e Vettingut  kërkon të rikthehet në detyrë. Ajo është paraqitur sot përpara Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke ia besuar mbrojtjen motrës së saj Alma Gashit.

Gashi u shkarkua nga detyra për shkak të problemeve të saj me deklarimet e pasurisë.  Ish-prokurorja është dhe vetë e pranishme në seancën e sotme, ndryshe nga seacat e kaluara kur u vendos për shkarkimin e saj.

“Nuk jemi njoftuar që do ishte ky vëzhguesi ndërkombëtar i ONM (Theo Xhacobs) që do merrte sot pjesë në këtë seancë”, – tha Alma Gashi.

Tre anëtaret e KPA-së i kujtuan zonjës Gashi se pritet të ketë një vendim nëse do pranohet apo jo si ndihmëse e së motrës.

KPK e shkarkoi nga detyra Prokuroren Rovena Gashi në korrik të 2018-ës. Anëtarët e KPK Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj vendosën shkarkimin e prokurores nga detyra. Gashi është e para që hapi një betejë me Komisionin e Vettingut, ku në seancën dëgjimore e konsideroi vendimin e saj të paragjykuar dhe të ndërmarrë muaj më parë, atëherë kur ishin dërguar pyetjet e para nga Komisionin i Vetingut.

Gashi u bë pjesë e listës prioritare të vetingut përpara telasheve me pasurinë, për shkak të kandidimit të saj për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe për Gjykatën e Lartë.

Gashi njihet si ish-krahu i djathtë i Adriatik Lallës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *