Vendosni fjalën kyçe....

Ish-zv.presidenti amerikan akuzohet për “sjellje të pahijshme” nga 7 gra, rrezikon kandidimin


Ish-zëvendëspresidenti amerikan dhe kandidati presidencial i pritshëm i vitit 2020, Joe Biden, po përballet me akuza për sjellje të pahijshme nga 7 gra deri tani, lajme të cilat mund të ndikojnë negativisht në pengimin e kandidimit të tij për në Shtëpinë e Bardhë.

Pavarësisht ndjesës publike dhe premtimit për të qenë më i kujdesshëm lidhur me respektimin e hapësirës personale në të ardhmen, katër gra të tjera e kanë akuzuar kandidatin presidencial për zgjedhjet e vitit 2020, 76-vjeçar demokrat, Biden.

Vail Kohnert-Yount, Sofie Karasek dhe Ally Coll i thanë “Washington Post” se Biden i kishte prekur ato në mënyrë të papërshtatshme dhe në një mënyrë që i bënte ato të ndiheshin të parehatshme.

Kohnert-Yount pretendon se ai e shtyu ballin e tij kundër saj, duke i thënë asaj se ajo ishte një “vajzë e bukur”. Karasek pretendon se e bëri të njëjtën gjë me të, teksa ajo po i tregonte se një mik i saj ishte vetëvrarë, kur të dy u takuan pas ceemonisë së çmimeve Oscars në vitin 2016.

Më herët, Biden u përball me akuzat për sjellje të pahijshme nga një ish-ligjvënëse eNevadas dhe një grua nga Connecticuti, e cila pretendon se ai vuri dorën rreth qafës së saj dhe e tërhoqi atë për të rrokur hundët me të.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *