Vendosni fjalën kyçe....

Edhe Bar-Kafe edhe lloto sporti, arrestohet 42-vjeçari në Berat


Foto ilustruese

Një person është arrestuar në Berat, pasi dyshohet për organizimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Sipas policisë, 42-vjeçari me inicialet M.H, në lokalin e tij Bar-Kafe organizonte për klientët edhe aktivitetin e llotove të sportit. Për më tepër, kishte edhe një punonjës pa sigurime.

“Policia vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Berat për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave të cilët vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar filluan procedimin penal në gjëndje të lirë për shtetasin:

– M.H, 42 vjeç, banues në Berat, pasi në lokalin Bar-Kafe ushtronte edhe aktivitetin e kundërligjshëm të lojrave të fatit (lloto sporti), si dhe kishte të punësuar një punonjës të pa siguruar.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë, deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. 

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *