Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë një banesë në Elbasan, shkrumbohet gjithçka


Një banesë ka marrë flakë në një pallat të vjetër në qytetin e Elbasanit.

Dëmet e shkaktuar janë të shumta, por fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz.

Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve. Bëhet me dije se nuk rrezikohen banesat e tjera në pallat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.