Vendosni fjalën kyçe....

Vasili-Ramës: Ti di fillimin, po të kujtojmë edhe fundin. Musolini përfundoi me kokë poshtë


Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, i ka kujtuar kryeministrit Rama fundin e Musolinit, pasi kreu i qeverisë deklaroi dje në Librazhd se PD-ja dhe LSI-ja do shkrihen si parti ashtu siç ndodhi në vitet ’20 me një parti opozitare në Itali.

Vasili shkruan se Rama duhet të dijë edhe fundin e historisë, me Musolinin që përfundoi i varur me kokë poshtë.

“Edi Rama di fillimin,por po i kujtojme dhe fundin. Nga Librazhdi Edi Rama deklaroi se do behet si Musolini dhe do shkrije parti e do beje hatane si ai. Edi Rama na tregoi se ja di fillimin historise. Por historia e Musolinit ka edhe nje fund,pikerisht ne Piazzale Loreto ne Milano, ku se bashku me Clareta Petaçin e varen me koke poshte. Le ta shohe foton e Musolinit kokeposhte e me litar ne qafe dhe le te mendohet pakez…” – shkruan Vasili në faqen e tij në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *