Vendosni fjalën kyçe....

U përplas me protestuesit e opozitës, policia arreston të riun, procedon 7 të tjerë


Policia ka arrestuar një 29-vjeçar nga Elbasani që mori pjesë në protestën e opozitës, ndërsa u përplas dhe konfrontua fizikisht me disa nga simpatizantët e tjerë të PD-së. I arrestuari është Olsi Albarjami.

“Shtetasi i lartpërmendur gjatë protestës ka kryer veprime të kundraligjshme ndaj punonjësve të policisë, veprime këto të dokumentuara me pamje filmike, si dhe më pas ky shtetas është rrahur nga protestuesit me pretekstin se ishte punonjës policie dhe ishte i infiltruar në protestë.

Po këtë shtetas e ka publikuar në rrjetin social Facebook shtetasi Sali Berisha duke e etiketuar si punonjës policie.

Po në lidhje me protestën janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 7 shtetas si dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë dhe po punohet për kapjen e tyre” – thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *