Vendosni fjalën kyçe....

Salianji nga Korça: S’mund të pranojmë llumin dhe non-gratat të dëmtojnë PD-në


Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një takim në Korçë. Pas një bashkëbisedimi të të rinjve demokratë, fjalën e mori deputeti i zonës Ervin Salianji.

Ai tha se salla ishte mbushur me njerëz që kanë kontribuar në PD dhe nuk kanë përfituar kurrë. Duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij, Salianji u shpreh se s’mund të pranojë llumin dhe non-gratat të dëmtojnë Partinë Demokratike.

 “Kjo sallë është zjarr është flakë e mbushur me njerëz që kanë kontribuar për PD. Shikoni përfaqësuesit që kanë luftuar dhëmb për dhëmb me PS. Shihni kontributorët, themeluesit, të gjithë emrat ata që shihni këtu janë kryetar grupseksionesh njerëz që kanë luftuar për PD.

Janë bashkuar kryetarët më të mirë. Nuk kanë përfituar kurrë dhe i quajnë tradhtar, i patë ata të Enverit 10 veta për turp.

Ne jemi demokratë dhe demokratët duan fitore dhe ky është geni ynë. Ne nuk mund të pranojmë që ish-doganierë apo bastexhinj që më shumë rrinë në burgje kërkojnë të bëhen demokratë. Këta i bashkon llumi, non-grata dhe dëmi që duan t’i bëjnë PD.”– tha Salianji.