Vendosni fjalën kyçe....

“Rolls-Royce” ju bën të ktheni kokën për ta parë, njihuni me modelin e veçantë


Kompania e famshme e prodhimit të makinave, ikonikja britanike ‘Rolls-Royce’ ka vendosur të hyjë në tregun e fuoristradave duke prodhur modelin e parë në këtë lloj.

‘Rolls-Royce Cullinan’ u zbulua zyrtarisht në Londër më 10 maj.

Dhe ashtu siç pritet nga një ‘Rolls-Royce’, ajo është një makinë që ju bën të ktheni kokën.

Modeli e ka çdo gjë të veçantë dhe një e tillë ju bën të shijoni çdo detaj. Por edhe çmimi është i tillë.

Baza nis nga 325 mijë dollarë dhe nëse doni gjëra ekstra duhet të paguani shtesë.