Vendosni fjalën kyçe....

Rama nuk i ndal sulmet ndaj Konit: Është më rehat se mbreti


Edhe sot pasdite gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë të Fakultetit Ekonomik, kryeministri Edi Rama s’e humbi rastin për të sulmuar rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Sipas Ramës, rektori Koni qëndron në postin e tij më rehat se një mbret për shkak të autonomisë që sot kanë universitetet shtetërore.

Biblioteka dixhitale është e paaksesueshme dhe shkak është rektorati. Më e bukura në gjithë këtë histori ju jeni si ata që pinë kafen anën lindore të Berlinit, që çdo gjë e kërkonin nga qeveria.

Kjo është pjesa e keqmenaxhimit të UT nga rektorati dhe me keqardhje po e them nga rektori. Ngërçi vazhdon prej një kohe të gjatë.

E njëjta gjë ndodh me rikonstruksionin e godinës. Problemi ynë është që autonomia universitare sot është shumë më e madhe se dje, por sensi i përgjegjshmërisë nuk është rritur.

Studentët shkojnë tek ministria ndërkohë që shumë prej pikave se kishin adresën atje. As kjo pikë se ka këtu po në rektorat, edhe ato historitë me ngrohje dhe ftohje, jo suvaja, jo tualetet e kanë adresën tek rektorati.

Ne nuk duam të fusim duart në sistem, të marrim mbrapsht një pjesë të kësaj autonomie”- tha Rama

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *