Vendosni fjalën kyçe....

Emërohet kreu i ri i policisë së Gjirokastrës


Perlat Vatoci është emëruar sot drejtor i policisë së Gjirokastrës. Ai ka qenë kreu i komanduar i kësaj policie që prej prillit të vitit 2018.

Të tjera lëvizje këto ditët e fundit në polici janë emërimi i Niko Brahimajt në krye të policisë së Shkodrës si dhe largimi i Albert Nushit nga kreu i policisë së Fierit.

Ky i fundit u shfaq në audiopërgjimet e publikuara nga ish-deputeti demokrat, Salianji, duke biseduar me Fredi Alizotin e duke i ofruar atij para. Alizoti pretendon se ka bërë zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e publikuar pak muaj më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *