Vendosni fjalën kyçe....

“Dita kur Rama do ia mbathë vrapit dhe s’do dijë ku të futet është e afërt”


Nënkryetari i PD-së, Paloka, ka deklaruar se opozita e bashkuar nuk do i ndalë protestat deri në shorrjen e qeverisjes së Ramës dhe zgjedhjeve të parakohshme, të lira e të ndershme.

Në fjalën e tij para mbështetësve në selinë blu, Paloka theksoi se protestën sot e kishin drejtuar studentët pasi Shqipëria që kërkon opozita është e studentëve, e të rinjve dhe fëmijeve të vendit.

“Dua t’ju përshëndes edhe njëherë për forcën dhe rezistencën tuaj në emër të kreut të PD-së, Basha. Sot protestën tonë e drejtuan studentët, sepse Shqipëria që duam është e studentëve. DASH e tha se Shqipëria është qendra eparave të pista, e kokainës dhe drogërave të tjera, qendra e shpërndarjes së drogës dhe krimit gjithandej.” – tha Paloka.

Në fund Paloka theksoi se opozita e bashkuar nuk do ndalet në protestat e saj deri në shporrjen e Edi Ramës dhe vënien e tij dhe të përgjegjësve për situatën ku ndodhet vendi para drejtësisë.

“Ne që jetojmë këtu e dimë shumë mirë se cili është Edi Rama dhe qeveria e tij prandaj jemi në shesh deri sa ai të shporret. Të jeni të bindur se dita kur ai do largohet është e afërt. Shumë shpejt do e shihni sesi do ia mbathë vrapit dhe s’do dijë ku të futet.

Të gjithë partitë e opozitës do jemi bashkë deri ditën që kjo qeveri do shporret, vendi i tyre është në burg dhe aty do përfundojnë.” – shtoi Paloka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *