Vendosni fjalën kyçe....

Meghan Markle dhe princ Harry hapin llogari në “Instagram”, publikojnë fotot e para


Pas mbretëreshës Elisabeth II, duket se edhe princi Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur të hapin një llogari zyrtare në “Instagram”.

Pasi fshiu adresën e saj personale dhe të gjitha rrjetet e tjera sociale para martesës, dukesha e Sussex është rikthyer në “Instagram”, këtë radhë në një adresë të përbashkët me bashkëshortin.

“Mirëseerdhët në profilin tonë zyrtar. Mezi presim të ndajmë punët tona, kauzat që mbështesim, njoftime të rëndësishme dhe mundësinë për t’i dhënë pak dritë çështjeve me rëndësi. Ju falenderojmë për suportin dhe ju urojmë mirëseardhjen. Meghan dhe Harry”– shkuhet në profilin e tyre.

Sipas revistës “People“, Harry and Meghan do ta përdorin “Instagramin” edhe për momentet e tyre personale përvessce për punnë.

Harry and Meghan kanë publikuar sakaq fotot e para, të cilat tregojnë punën e tyre si anëtarë të familjes mbretërore. Ka foto nga turi i tyre në Australi, puna e Harry-t me ushtrinë, me elefantët apo Meghan me gratë e Hubb Community Kitchen.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *