Vendosni fjalën kyçe....

Studentja shqiptare bëhet pjesë e CERN, laboratori më i madh në botë për fizikë nukleare


Ardiana Bushi, 24-vjeçarja nga Kosova, është studentja e parë shqiptare që bëhet pjesë e CERN-it, i cili është një nga laboratorët më të mëdhenj në botë për fizikë nukleare. Sikurse shkruan gazeta “Zëri.info”, Ardiana është zgjehdur në mesin e 1424 personave sa kanë aplikuar gjithsej nga e gjithë bota.

24-vjeçarja e cila vjen nga Hani i Elezit, studion Fizikë në Universitetin e Prishtinës dhe është përzgjedhur për të marrë pjesë në “CERN Summer Students Programme” ku do të kryej praktikën në qendrën më të madhe për hulumtime shkencore dhe një nga laboratorët më të mëdhenj në botë për fizikë të grimcave.

Këtë studentja e ka konsideruar si realizimin e një ëndrre shumëvjeçare.

 “Për mua të jem pjesë e CERN-it, dhe të vlerësohem nga një laborator me renome botërore ka qenë ëndërr imja shumëvjeçare, duke pasur parasysh se unë vijë nga një qytet i vogël siç është Hani i Elezit”, ka rrëfyer 24-vjeçarja për “Zëri.info.”

Ardiana tregon se i është dashur shumë përkushtim e punë ndërsa shton se të gjithë përvojën që do të marrë gjatë qëndrimit të saj në Zvicër dhe Francë, do ta rikthejë në Kosovë duke kontribuar në vendlindjen e saj.
Përveç studimeve për fizikë, Ardiana studion njëkohësisht edhe shkenca kompjuterike në një kolegj privat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *