Forumi që mbahet në ambientet e Senatit Italian, ka mbledhur aktorë kyç në strategjitë zhvilluese të rajonit dhe sektorëve të rëndësishëm si ai i energjisë, infrastrukturës e bujqësisë në rajonin e Mesdheut.
Ne forum marrin pjese dhe figura kryesore te politikes dhe medias italiane si Armando Siri, NenSekretar i Shtetit ne Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, Vito Rosario Petrocelli, President i Komisionit te Politikes se Jashtme te Senatit, Marta Grande, Presidente e Komisionit te Politikes se Jashtme të Parlamentit Italian; Maurizio Gasparri i Komisionit te Mbrojtjes se Senatit.
Pjesëmarrës për përshëndetje institucionale të Forumit kane qenë dhe Senatorja Elena Testor, Senatori Stefano Lucidi, Presidenti i RAI Marcello Foa, Amb. Sebastiano Cardi, Drejtor i Pergjithshem per ceshtjet politike e te sigurisë në Ministrine e Puneve te Jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Italisë.
Gjate zhvillimeve te forumit Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi disa takime me disa nga personalitetet politike italiane pjesëmarrëse në forum.