Vendosni fjalën kyçe....

Pesë shqiptarë dhunojnë brutalisht dy bashkatdhetarët në Greqi dhe iu grabisin 40 mijë euro


Pesë shqiptarë dhunojnë me shufra hekuri dy bashkatdhetarët në Greqi dhe iu grabisin 40 mijë euro

Një grabitje e dhunshme ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në Mykonos, në Greqi. Mediet e shtetit fqinj raportojnë se protagonistë të kësaj ngjarjeje janë pesë grabitës shqiptarë të cilët hynë në një zyrë me gloka metali në duar në zonën Drafaki të Mykonos në një rezidencë ku jetonin dy bashkatdhetarë të tyre. Kjo ka ndodhur në orën 20:50.

Gazeta Protothema shkruan se grabitësisht ishin të pajisur me shufra metalike dhe pistoleta që përdoreshin kryesisht nga policia dhe ushtria.

Pesë autorët kanë sulmuar me dhunë dy bashkatdhetarët e tyre dhe duke përdorur dorezat metalike u kanë shkaktuar plagë të rënda në kokë.

Shqiptarët e plagosur u dërguan me makinë private në Qendrën Shëndetësore të Mykonos ku iu dha ndihma e parë. Aty mjekët konstatuan se ata kishin lëndime si në kokë ashtu edhe në trup.

Sipas informacioneve të protothema.gr, banditët shqiptarë kanë arritur të largohen me 40 mijë euro që kanë gjetur brenda zyrës dhe më pas janë zhdukur në drejtim të panjohur.