Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen dy të rinjtë në Lezhë, mbanin në çantë 3 mina me telekomandë dhe marijuanë


Policia e Lezhës ka sekuestruar tre mina të montuara me telekomandë si dhe një sasi marijuanë, në kuadër të operacionit të koduar “Long Way”.

Dy të rinj nga Vlora, 23-vjeçari me inicialet A.L dhe 21-vjeçarja me inicialet A.E janë arrestuar, pasi në çantat e tyre janë gjetur tre minat dhe 2.3 kilogramë marijuanë. Sakaq është shpallur në kërkim edhe një person i tretë.

“Finalizohet operacioni “The long Way”, i ndjekur me metoda proaktive.

Sekuestrohen 3 mina të montuara me telekomandë të shpërthimit në distancë, 
2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë si dhe 
1 telefon celular.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kerkim.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, duke vendosur përpara përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar, të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar “The long ëay”, duke goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A.L. 23 vjeç, banues në Vlorë.
– A. E. 21 vjeçe, banuese në Vlorë.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.E., 27 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë).

Shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve plasëse” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 282/a/2 dhe 283/2 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *