Vendosni fjalën kyçe....

Basha në Malësinë e Madhe, qytetarët ankohen: Jemi në krizë shpirtërore, s’po ik veç rinia, por dhe familjarët!


Kryetari i opozitës Lulzim Basha, ndodhet sot në Malësinë e Madhe. Qytetarët kanë ndarë me Bashën shqetësimin e tyre për largimin e të afërmve jashtë vendit, pasi në Shqipëri nuk kanë kushtet për të punuar.

Lulzim Basha: Hera e parë që vij këtu tek ti. Sa kohë ke që e ke hapur këtë dyqan?

Tregtari Gazmend Fili: Që në 2010. Të punësum kam pasë para 3 viteve, por tani i largova, se s’kam me i pagu rrogat e sigurimet. Jena në një situatë që para 3 viteve, gjimnazi ka pasë 700 nxënës, sot 350. Përveç krizës së nxënësve, është edhe kriza shpirtërore. Janë duke ikur edhe familjarët, jo vetëm të rinjtë. Jam 30 vjeç, me diplomë e nuk shoh asnjë perspektivë. Situatë është e vështirë, por me ndihmën e Zotit, shpresoj të bëhet më e mira.

Basha: Me ndihmën e Zotit, por edhe me punën e njerëzve të ndershëm. Por është e vështirë, sepse tani nga 1 apo 2 taksa, paguani 5-6 taksa e tarifa. Edhe niveli i taksave është shtu. Kemi represion shtetëror mbi biznesin. E dyta, gjithçka që mund të shesim, e kanë uzurpu vetëm 2 njerëz. Gjithçka shkon në duart e këtyre dy njerëzve. me këto goditje, do ishte shkatërruar ekonomia gjermane, jo ekonomia jonë. Kjo situatë përcillet tek e gjithë ekonomia. Familjet zhyten në borxh e detyrohen të emigrojnë. Prandaj duhet çlirim, ndryshim i madh dhe ta përqafojmë të gjithë këtë ndryshim. Jo vetëm PD, por edhe biznesi i vogël, të gjithë. Ky sistem duhet shembur. Duhet shembur sistemi, pasi Rama është i rënë, ai i pari e di këtë.

Basha premtoi se taksa e vetme që bizneset e vogl do paguajnë do jetë vetëm 0.5% e xhiros,  taksë e përbashkët vendore dhe qendrore.

Një bukëpjekës: Po ecën shumë keq. Shumë njerëz kanë ikur nga Malësia e Madhe. Gjithçka ndikon tek konsumi. Plus që taksat e reja na detyrojnë që çdo ditë të largojmë punëtorët që kemi pasur. Në Koplik janë 3 bukëpjekës dhe të gjithë janë në të njëjtën situatë.

Lulzim Basha: Ne duhet të ndalim hemorragjinë e largimeve. Para një muaji e gjysëm ishim në Hot dhe atje ishte mbyllur shkolla krejt. Prindërit qanin. Dhe nuk bëhet fjalë për një vend të varfër. Vendi ynë i ka të gjitha mundësitë të mbajë popullsinë aktuale por edhe ta dyfishojë, prandaj prioritet është kthimi i rritjes ekonomike, i cili hap edhe vende pune. Kjo do të jetë një nga sfidat tona kryesore. Do keni mbështetjen tonë totale. Taksa e vetme që do paguani me qeverinë e Partisë Demokratike do të jetë 0,5 % e xhiros, taksë e përbashkët vendore dhe qendrore. Kështu që ju sdo ta keni mendjen tek rryshfeti që kërkon shteti, por do ta keni mendjen vetëm të punoni e të prosperoni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *