Vendosni fjalën kyçe....

Mick Jagger i sëmurë, Rolling Stones shtyn turneun në SHBA dhe Kanada


Grupi i famshëm Rolling Stones vazhdon të jetë aktiv me koncerte, por së fundi është detyruar të shtyjë turneun në SHBA dhe Kanada, pasi Mick Jagger është sëmurë. Lajmin e ka dhënë përmes një deklarate për mediat vetë grupi, i cili zbuloi për fansat se mjekët e këshilluan Jagger-in të mos shkonte në turne pasi duhet t’i nënshtrohet trajtimit mjekësor.

“BBC” shkruan se turneu i Rolling Stones duhet të fillonte në Miami më 20 prill, dhe më pas të zhvendosej në Amerikën e Veriut dhe më pas koncerti i fundit në Oro-Medonte, Kanada më 29 qershor.

Jagger u kërkoi fansave ndjesë për shtyrjen e turneut duke thënë se do mundohet të rikthehet sa më shpejt në skenë.

 “Me të vërtetë e urrej që ju lashë kështu. Unë jam i shkatërruar nga shtyrja e turneut por do mundohet të kthehem në skenë sa më shpejt të jetë e mundur.”, shkruan këngëtari 75-vjeçar. Banda nuk ka dhënë detaje se çfarë problemi shëndetësor ka Jagger.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *