Vendosni fjalën kyçe....

Dhunë në protesta, gjykata jep vendimin për 7 të arrestuarit


Gjykata e Tiranës ka liruar  7 personat e ndaluar pas protestës së opozitës ditën e enjte. Gjykata vendosi për të shtatë personat, masën e sigurisë “Detyrim me paraqitje’

Gjyqtari i seancës, vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe caktoi, detyrim paraqitje për ,Olsi Kasemi ,Luis Buzheri, Maringlen Meçja, Gjok Drezhaj, Aleksander Prenga, Agim Sallaku dhe Shefqet Sefaj.

Të arrestuarit, janë nën masë, vetëm për kundërshtimin e punonjësit të policisë, ndërsa për dy akuza të tjera, sipas gjykatës, nuk ekziston dyshimi se janë konsumuar.

Nga shqyrtimi i provave, sipas gjykatës, rezulton se të arrestuarit, kanë shtyrë kordonin e policisë gjatë protestës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *