Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Durrësi: Rama në 1 orë vjedh 100 mijë euro, largimi i tij emergjent


Lideri demokrat Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij para qytetarëve durrsakë, është ndaluar në kushtet e rënda ekonomike dhe sociale në të cilat ndodhen sot shqiptarët për shkak të qeverisjes së Edi Ramës.

Basha theksoi se shqiptarët preferojnë të punojnë pastrues në Gjermani, sesa biznesmenë të vegjël apo të mesëm në Shqipëri, për shkak të taksave të larta dhe korrupsionit qeveritar.

Vetëm në dy vjet, Rama ka kullufitur afro 2 miliard euro nga taksat e shqiptarëve, theksoi z. Basha.

Shqiptarët fitojnë më shumë lekë si pastrues në Gjermani sesa si biznesmenë të vegjël në Shqipëri.

Ky është turpi i Ramës.Vazhdojnë të rrisin taksat dhe u kanë vërsulur bizneseve me ushtrinë e tatimorëve. Gjushi i Krimit e rriti me 40 përqind çmimin e ujit. Lekët i çoj beton për firmën e tij dhe bleu votat me kriminelët e Durrësit.

Vetëm në listën e Durrësit janë dy kriminelë. Ky është Parlamenti i krimit që mori fund me dorëzimin e mandateve të opozitës.

Kudo shtohet varfëria dhe papunësia.Ku janë milionat e eurove që dalin nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës.Rama që ishte këtu dje, nuk është klloun, por hajduti më i madh i historisë së Shqipërisë.

Vetëm në dy vjet, Rama ka kullufutir afro 2 miliard euro nga taksat e shqiptarëve.Me PPP-të apo me ato të Unazës së Tiranës, me 20 milion euro për km.

Ai ka vjedhur mesatarisht 2.4 milion euro në ditë, ose 100 mijë euro në orë.U bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që ia zbazën sheshin dje në Durrës.Mos qeshni o dele se cdo orë e tij në pushtet u kushton 100 mijë euro.

Sa herë del para jush, ka hallë jo vetëm të fshehë vjedhjen por edhe faktin se Europa e tregon me gisht si kryehajdurin e Ballkanit, Maduron e Ballkanit”-deklaroi Basha

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *