Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me armë zjarri në Universitetin e Nevadës, autori gjendet i vdekur


Policia në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara është duke iu përgjigjur alarmit për një sulmues aktiv në Universitetin e Nevadas.

Universiteti ka thënë në platformën X se ka të shtëna në kampus.

Policia në Las Vegas tregoi se janë disa viktima si pasojë e sulmit në kampus, por nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Më vonë policia raportoi se i dyshuari “ishte gjetur” dhe kishte vdekur.

Policia u bën thirrje banorëve që ta shmangin praninë në atë zonë.