Vendosni fjalën kyçe....

2 vëllezërit Bilali u ekzekutuan në derë të shtëpisë, gjendet makina e autorëve


Makina e autorëve të dyshuar të atentatit ndaj vëllezërve Bilali është gjetur e djegur në periferi të qytetit, disa kilometra më larg në zonën e Livadheve.

Dyshohet se nga këtu ata kanë përdorur një tjetër mjet për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali janë qëlluar me breshëri plumbash para banesës së tyre në lagjen Kiras të Shkodrës, pranë Zooteknikës.  

Astrit Bilali dhe Ibrahim Bilali, vëllezër, u ekzekutuan mëngjesin e sotëm me armë zjarri.

Në foto: Asmer Bilali


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *