Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti meksikan i përgjigjet Trump-it: Mos na shiko ne, migrantët s’janë problemi ynë!


Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, ka kërkuar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, që të mos fajësojë më Meksikën për problemin e emigrantëve të paligjshëm në SHBA.

Sipas presidentit Lopez Obrabor, gjithnjë e më pak meksikanë po e kalojnë kufirin ilegalisht.

” Lëvizjet e migracionit të meksikanëve në Shtetet e Bashkuara janë shumë të ulëta,” tha Lopez Obrador gjatë një konference për shtyp, citon “RT“.

“Meksikanët nuk kërkojnë më punë në Shtetet e Bashkuara, shumica janë banorë të vendeve të tjera të Amerikës Qendrore.”, vijoi më tej ai.

Lideri meksikan iu përgjigj një postimi të Trump, përmes të cilit presidenti amerikan kërcënoi të mbyllte kufirin, duke akuzuar Meksikën se “S’ka bërë asgjë për të ndaluar lëvizjet e emigrantëve të paligjshëm në vendin tonë”.

“Ky është një problem i Shteteve të Bashkuara, ose është një problem i vendeve të Amerikës Qendrore”, tha Lopez Obrador.

Ai shtoi se donte shumë të punonte me Trump për të frenuar rrjedhën e njerëzve në veri dhe se ai do të përqëndrohej në “rrënjët” e emigracionit të paligjshëm.

Por ai shtoi: “Nuk na takon ne meksikanëve të ndalojmë banorët e Amerikës Qendrore të largohen nga shtëpia.”

Një karvan tjetër emigrant prej rreth 1.200 njerëzish, lëvizi këtë fundjavë përmes Meksikës jugore. Qendrat e paraburgimit të SHBA-së për migrantët janë tashmë të mbipopulluara dhe sipas Komisionerit të Kontrollit Kufitar Kevin McAleenan, 100,000 më shumë migrantë priten para fundit të marsit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *