Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta epidemiologu Memo Boçi, i cili luftoi HIV/AIDS në Shqipëri


Ndahet nga jeta epidemiologu i njohur Memo Boçi, i cili luftoi HIV/AIDS në Shqipëri. Lajmin e hidhur për vdekjen e mjekut, e bëri të ditur shefja e ISHP-së, Silva Bino.

Boci u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare, duke lënë pas një kontribut të madh për vendin.
Bino e cila ka qenë studente e tij, e kujton doktorin e ndjerë duke u kthyer pas në kohë, në vitin 1988 kur e kishte atë profesor dhe do jepte provimin pasuniversitar të epidemiologjisë.

Doktor Boçi ka mbyllur sytë përgjithmonë dje, ndërsa reagimet e miqve dhe kolegëve kanë qenë të shumta.

“Mbaj mend që ishin ditë me shi dhe ishte shkurt 1988. Prisja se kush do të ishin anëtarët e komisionit të provimit pasuniversitar të epidemiologjisë. Në atë kohë sëmundjet infektive dhe higjena siç quhej ishin një departament por ndërsa për sëmundjet infektive ishin profesorët e infektivit për epidemiologjinë duhej një komision më i gjerë. Do të jetë Memo Boci më thanë i cili në atë kohë ishte Drejtor i Përgjithshëm i Higjenës dhe Epidemiologjisë në MSH. Do ta vendosë ai se ku dhe kur. Më në fund u la data 29 Shkurt. Memo Boci ishte legjenda e programeve dhe punëve të higjenës dhe parandalimit. Dr.Memo zakonisht vendoste që këto provime të kryheshin në Institutin e Higjenës si vendi kyc i parandalimit dhe ashtu u bë. Ishte aq miqësor dhe i qeshur dhe ma hoqi menjëherë ankthin e provimit. Pyetja e parë ishte se pse kisha zgjedhur këtë nëndegë dhe pastaj vazhduam me tezat e provimit.”- kujton shefja e ISHP-së.

Ajo shton se doktor Boçi, nuk lejoi që Shqipëria të pësonte një katastrofë nga HIV-AIDS dhe ishte ai që ndërtoi programin e parë të parandalimit të HIV/AIDS në vend.

“Më pas më la një detyrë të veçantë të shoqëroja një konsulent të famshëm të OBSH-së të HIV/AIDS, Dr.Daniel Tarantolen, në vendet e sterilizimit të shiringave dhe më lejoi të merrja pjesë në takimin përfundimtar me të ku u tha qartë se çfarë katastrofe e priste Shqipërinë po të mos merreshin disa masa.Të cilat një për një Dr.Memo u përpoq aq shumë dhe u morën qysh nga depistimi i gjakut, shiringat me një përdorim etj. këto që ne sot i marim të mirëqena u vendosen me shumë mund nga Dr. Memo Boci. E më vonë kur në do të paraqiteshim në konferencën për AIDS në Lisbonë në vitin 1990 ishte ai që pa asnjë ngurim na vuri në dispozicion materialet që prezantimi i Shqipërisë të ishte sa më dinjitoz.

Ishte Memo Boci personi që me dedikim nuk lejoi që Shqipëria të përsonte katastrofë nga HIV/AIDS dhe që ndërtoi programin e parë të parandalimit të HIV/AIDS në vend.

Dr.Memo ishte një person që përqafonte çdo gjë të re dhe nuk përtonte të ndihmonte të rinjtë.
Ishte një model i njeriut punëtor e të përkushutar në fushën e parandalimit. Kurioz nga natyra dhe me etjen për të mësuar në çdo kohë themeloi shoqatën Stop AIDS që u bë pararoja e shoqërisë civile për HIV/AIDS. Një burrë i mençur dhe plot forcë që do të na mungojë shumë. Shpresuam shumë që do ja dilte por nuk mundëm. Pusho në paqe profesori ynë tu kesh lënë uratën djemve Arianit që nuk tu nda me shërbimin e tij, Jonës e mbesave”, shkruan doktoreshë Silva Bino.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *