Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë nënstacioni elektrik në Fushë-Krujë


Një zjarr i madh ka përfshirë nënstacionin elektrik në fshatin Zallë të Fushë-Krujës. Zjarri ka nisur vetëm pak çaste më parë, në nënstacionin që furnizon me energji elektrike rreth 80 mijë familje në Fushë-Krujë.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje ku kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, dhe fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka patur rrjedhje nga fideri me numër 14. Nënstacioni në fshatin Zallë është shumë i vjetër dhe i amortizuar dhe shpesh ka patur ndërprerje të energjisë elektrike për banorët e zonës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *