Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj kapet duke gënjyer: Ish-prokurorin Fusha e kam takuar vetëm një herë


Kryebashkiaku Erion Veliaj mbrëmjen e sotme ka thënë një gënjeshtër duke deklaruar se nuk ka ndonjë lidhje me ish-prokurorin Petrit Fusha dhe se e ka takuar vetëm një herë.

Nuk kam asnjë lidhje. E kam takuar njëherë në celebrimin e djalit. Sot në landfillin e Sharrës nuk punon asnjë djalë nën 18-vjeç dhe këtë ua siguroj”- deklaroi Veliaj.

Por një foto e shpërndarë në 2016 tregon ndryshe pasi ai është takuar më shumë se një herë me të duke qënë se është fotografuar në një tavlinë me Fushën.

Kur e kam takuar nuk ka qënë prokuror i çështjes. Ngjarja e Arditit ndodhi jashtë landfillit të Sharrës”-shtoi Veliaj.

Kush është Petrit  Fusha:

Petrit Fusha ka drejtuar për pesë vite radhazi Prokurorinë e Tiranës, katër vite si drejtues i Prokurorisë së Tiranës dhe një vit si zëvendëdrejtues.

Gjatë kohës që drejtonte Prokurorinë e Tiranës, në këtë institucion ka pasur 4 procedime penale ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Fusha dhe Veliaj janë fotografuar teksa takoheshin në një lokal të Tiranës, gjatë kohës kur kryebashkiaku ishte nën hetim për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Veliaj po hetohej gjatë kohës që Fusha drejtonte prokurorinë e Tiranës edhe për  falsifikim të gjobës që i vuri Partisë Demokratike për protestën e 8 dhjetorit 2015.

Hetimet kanë provuar se shkrimi në gjobë nuk është i oficerit që kishte firmosur gjobën. Kjo gjobë tashmë është rrëzuar edhe në Gjykatën Administrative.

Prokuroria e Tiranës po e hetonte Veliajn asokohe edhe për ndërtimin te Parku i Liqenit. Ai u padit penalisht për shpërdorim detyre.

Një tjetër kallëzim ndaj Veliajt u bë për protestën e zhvilluar para Gjykatës Administrative. Veliaj dërgoi para dyerve të gjykatës militantë e punonjës të bashkisë për të t’i kërkuar gjykatës që të mos lejonte ndërtimet e një kompleksi pallatesh pranë digës së liqenit Artificial.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *