Vendosni fjalën kyçe....

PD: Policët e infiltruar përndjekin protestuesit (Video+Foto)


Kreu i Forumit Demokratik të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka denoncuar policët e infiltruar sipas tij të cilët kanë përndjekur protestuesit ditën e sotme gjatë tubimit të opozitës së bashkuar.

Në pamjet e shpërndara shihen dhjetra persona të cilët fotografojnë turmën që po tubonte përpara parlamentit.

“Këta janë banda e Edi Ramës që përndjekin të rinjtë dhe qytetarët që protestojnë dhe qe vetëm sot kanë arrestuar 35 qytetarë e studentë.

Sërish dhe sot pa asnjë shenjë identifikuese të policisë së shtetit, dhunuan e ndaluan nëpër komisariate studentët që kishin dalë për të protestuar për tarifa më të ulëta në universitete dhe kushte më të mira në konvikte”-shkruan Këlliçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *