Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me dy doza hashash, arrestohet 26-vjeçari kuksian


Një 26-vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga policia, pasi iu gjetën 2 doza hashash. I riu me inicialet F.O dyshohet nga policia se shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, në DVP Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin; -F.O., vjeç 26, banues në fshatin Nangë, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohej se shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, ku gjatë kontrollit, ju gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.”, thuhet në njoftimin e policisë.