Vendosni fjalën kyçe....

“Prokuroria po përdoret politikisht, është kthyer në institucion qesharak propagande” – PD


Partia Demokratike ka deklaruar se qëndrimi i prokurorisë lidhur me çështjen e lobimit, është paligjshme, e gënjeshtërt, e paprecedentë, vetëdiskredituese dhe e gatuar politikisht.

Në një deklaratë për media, selia blu thekson se dalja në përfundime hetimore ende pa u mbyllur ai tregon se ajo po përdoret politikisht.

Në deklaratë theksohet se PD-ja nuk ka shkelur asnjë ligj dhe se i ka deklaruar të gjitha shpenzimet e kryera.

Deklarata e plotë

Deklarata e sotme e Prokurorisë është e paligjshme, e gënjeshtërt, e paprecedentë, vetëdiskredituese dhe e gatuar politikisht.

Dalja me konkluzione hetimore ende pa përfunduar hetimin, si asnjëherë më parë në këto 30 vjet, tregon se Prokuroria po përdoret politikisht dhe po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës së vendit.

Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe ka deklaruar të gjitha shpenzimet e kryera në vitin 2017.

Pasi gënjeshtra e madhe që kishte ngritur për hetimin e Partisë Demokratike i plasi në dorë, pas informacioneve të ardhura nga SHBA dhe Skocia, Edi Rama në dëshpërim ka vendosur të përdorë sërish prokurorinë duke e kthyer nga institucion të ligjit në institucion qesharak propagande.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *